Other news

More news »

15 February 2013

Kosova's Five years of Independence

The Albanian Royal family congratulates Kosova on its 5 year Anniversary of independence. Whilst remembering those families who have fought and sacrificed their livelihoods for freedom and liberty.

Tiranë, më 16 shkurt 2013

Bashkatdhetarë të dashur, Motra dhe vëllezër,

Më rastin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Familja Mbretërore Shqiptare i uron të gjithë bashkëkombasit tanë dhe ndanë me ju gëzimin e kremtimit të përvjetorit të një prej arritjeve më të madhe për kombin shqiptar në këtë fillim shekulli.

Kjo ngjarje shënon një fitore jo vetëm për shqiptarët por sidomos për vlerat universale të lirisë e demokracisë, të pavarësisë kundër pushtimit dhe të së drejtës kundër dhunës. Pavarësia e Kosovës tregon gjithashtu se shqiptarët janë te denjë dhe te aftë për vetqeverisje dhe se janë një popull që kërkon vetëm që të jetojë në paqe e liri në trojet e veta.

Jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk do të gëzonte pavarësinë e saj pa mbështetjen dhe përkrahjen e miqëve dhe aleatëve tanë të natyrshëm si SHBA, BE, Turqia dhe vendet e tjera që ndihmuan kaq shumë popullin tonë në procesin e gjatë dhe të mundimshëm të shkëputjes përfundimtare nga pushtimi i huaj si dhe nga terrori, krimet dhe masakrat që na ishin shkaktuar për afro 100 vjet.

 Ne do t'ju jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë dhe do t'ju garantojmë gjithnjë besnikërinë e miqësisë ndërmjet popujt tonë dhe vendet tona. Në këtë përvjetor, Ne përkulemi me nderim para të gjitha viktimat shqiptare, para atyre që sakrifikuan gjithçka dhe para atyre burrave dhe grave që bënë rezistencë shembullore dhe luftuan për Pavarësinë e Kosovës por që nuk patën fatin të shijojnë lirinë e vonuar të kësaj pjese të kombit tonë. Kujtojmë veçanërisht Presidentin Rugova, Familjen e Komandantit tonë legjendar Adem Jashari dhe Familjen Haradinaj që janë bërë burim frymëzimi dhe krenarie për Shqiptarët.

Përvjetori i pestë i Pavarësisë së Kosovës, duhet tu shërbejë të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhën, për tu bashkuar dhe për të punuar për interesat kombëtare sepse gjithçka është e arritshme nëse jemi të bashkuar. Në këtë mënyrë, do të mund të bëhemi faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon dhe një partner serioz edhe për aleatët tanë.

Ne inkurajojmë dhe u bëjmë thirrje të gjitha personaliteteve politike dhe bartësve të institucioneve që, së bashku, të vazhdojmë me këmbëngulje dhe përkushtim punën e nisur nga Rilindasit tanë që t'ju sigurojmë qytetarëve tanë një të ardhme më të mirë në familjen evropiane.

Zoti e ndihmoftë popullin dhe kombin shqiptar.

Princi Leka