Other news

More news »

16 September 2014

Elia shpallet Qytetare Nderi

Miss Elia Zaharia is given the title of "Honorary citizen" of Lis, Mat for her charitable activities!

"Per kontributin e larte dhe kujdesin e vecante qe ka dhene per komunitetin tone me ane te investimeve dhe te ndihmave ne fusha te ndryshme si dhe per perpjekjet e vazhdueshme qe po ben per permiresimin e infrastruktures dhe jetes se ketij komuniteti"

Fjala e mbajtur gjate ceremonise 

Qytetarenderi1

Te nderuar pjesmarres.
Jam shume e nderuar dhe e privilegjuar per nderimin qe me beni sot duke me vleresuar me titullin " qytetare nderi" te kesaj komune.
Sigurisht Fondacioni "Mbreteresha Geraldine" qe une drejtoj ndjen si detyrim qe veprimtarine ta ushtroje kryesisht ne kete rreth dhe keto komuna, ku eshte edhe vendlindja e Mbretit Zog.
Natyrisht qe te perfaqesosh kete fondacion eshte nder dhe njekohesisht pergjegjesi, por
fati yne i mire eshte qe frymezim per punen tone kemi dashurine dhe perkushtimin qe Mbreteresha pati per kete vend.
Jo rastesisht ky fondacion e fokuson vemendjen tek femijet dhe arsimi, pasi pa nje edukim te shendetshem nuk mund te ndertohet nje e ardhme e shendetshme.
Edhe nje here ju falenderoj per nderimin qe po me beni, duke e ndare kete titull me partneret, si : z.Admir Mulaj qe mori persiper restaurimin e plote te shkolles Gjalisht, Ambasaden e Kuvajtit per restaurimin e shkolles ne Zenisht, zonjat e nderuara te bordit te fondacionit, veçanerisht znj. Jonida Capon dhe znj.Ertila Kurtin, per kontributin dhe punen e palodhur.
Jam e vendosur qe ndihma e ketij fondacioni per rrethin e Matit te jete e pakursyer dhe e perhershme.
Ju shpreh mirenjohjen me te thelle qe me bete te ndjehem pjese e familjes suaj te madhe dhe uroj qe e ardhmja jone te jete me e lumtur dhe me shpresedhenese,veçanerisht per brezin e ri. Ju faleminderit!